Bota

Marrëveshja! Kosova lëshon lejeqëndrimet me afat 5-vjeçar për shtetasit e Shqipërisë

15 Shkurt 2022, 06:19 Nga DOSJA
Marrëveshja! Kosova lëshon lejeqëndrimet me afat 5-vjeçar

Ministria e Punëve të Brendshme sot ka shpërndarë lejeqëndrimet e para pesëvjeçare për shtetasit e Shqipërisë. Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka shpërndarë lejeqëndrimet bazuar në marrëveshjen mes Kosovës e Shqipërisë të arritur më 26 nëntor në mbledhjen e përbashkët.

Kjo marrëveshje u nënshkrua me vullnetin e përbashkët për sigurimin e një perspektive më të mirë për shtetasit e Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, me qëllim për të thjeshtësuar procedurat dhe lehtësuar jetën e shtetasve të të dy vendeve.

“Me këtë marrëveshje, shtetasit e dy vendeve përfitojnë lejeqëndrimin e përkohshëm me afat pesëvjeçar dhe kanë lehtësim të theksuar të kritereve për pajisje me lejeqëndrim, me vetëm një dokument udhëtimi dhe deklarim adrese, ulje të theksuar të tarifave të shërbimeve. Ky është edhe një hap i rëndësishëm në marrëdhëniet mes dy vendeve drejt përmirësimit të jetës së qytetarëve”, thuhet nga MPB-ja.

Në bazë të marrëveshjes dypalëshe ndërkombëtare me Republikën e Shqipërisë, për lehtësimin e procedurave dhe kushteve për marrjen e lejeqendrimit të përkohshëm e nënshkruar me datë 26.11.2021 në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive në Elbasan.

Me këtë marrëveshje, shtetasit e dy vendeve përfitojnë lejeqëndrimin e përkohshëm me afat pesëvjeçar (deri tani ishte me afat njëvjeçar ku shtetasit duhej të ri-aplikonin për çdo vit) dhe kanë lehtësim të theksuar të kritereve për pajisje me lejeqëndrim, me vetëm një dokument udhëtimi dhe deklarim adrese, ulje të theksuar të tarifave të shërbimeve.

Ky është edhe një hap i rëndësishëm në marrëdhëniet mes dy vendeve drejt përmirësimit të jetës së qytetarëve..MONITOR

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora diaspora kosove lejeqendrim ne kosove kosove lejeqendrim ne kosove

Sondazh

Poll