Bota

Konflikti në Ukrainë, Johnson bisedë me Biden:Të qëndrojmë të bashkuar përballë kërcënimeve

14 Shkurt 2022, 20:05 Nga DOSJA
Konflikti në Ukrainë, Johnson bisedë me Biden:Të

ANGLI- Kryeministri britanik Boris Johnson mbajti një telefonatë me presidentin e SHBA-së Joe Biden mbrëmjen e sotme në lidhje me situatën në Ukrainë. CNN shkruan se të dy liderët ranë dakord se ka mbetur një dritare diplomatike për Rusinë që të tërhiqet nga kërcënimet e saj ndaj Ukrainës.

Në një telefonatë 40-minutëshe, Biden dhe Johnson ranë dakord që një marrëveshje ishte ende e mundur pavarësisht një kori paralajmërimesh për një veprim të afërt ushtarak rus.

“Kryeministri dhe Presidenti Biden përditësuan njëri-tjetrin për diskutimet e tyre të fundit me liderët e tjerë botërorë. Ata ranë dakord se mbetet një dritare vendimtare për diplomacinë dhe për Rusinë që të tërhiqet nga kërcënimet e saj ndaj Ukrainës. Udhëheqësit theksuan se çdo inkursion i mëtejshëm në Ukrainë do të rezultonte në një krizë të zgjatur për Rusinë, me dëme të mëdha si për Rusinë ashtu edhe për botën. Ata ranë dakord që aleatët perëndimorë duhet të qëndrojnë të bashkuar përballë kërcënimeve ruse, duke përfshirë vendosjen e një pakete të rëndësishme sanksionesh nëse agresioni rus përshkallëzohet. Ata gjithashtu përsëritën nevojën që vendet evropiane të reduktojnë varësinë e tyre nga gazi rus. një lëvizje e cila, më shumë se çdo tjetër, do të godiste në zemër të interesave strategjike të Rusisë”, tha zëdhënësi i Johnson.

LAJMI KRYESOR: Prag lufte! Ukraina kërkon takim me Rusinë, AFATI: Brenda 48 orëve!

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota boris johnson joe biden konflikti ukraine-rusi boris johnson joe biden konflikti ukraine-rusi

Sondazh

Poll