Bota

Atentat ndaj kandidatit për kryebashkiak në Louisville, fatmirësisht u shpëton plumbave

14 Shkurt 2022, 22:28 Nga DOSJA
Atentat ndaj kandidatit për kryebashkiak në Louisville,

SHBA- Një politikan lokal në shtetin amerikan të Kentakit i ka mbijetuar të shtënat brenda zyrës së tij mëngjesin e së hënës. BBC shkruan se Policia tani ka kapur individin që qëlloi Craig Greenberg, i cili kandidon për të qenë kryebashkiaku i ardhshëm demokrat i Louisville.

Ende nuk dihet asnjë motiv në lidhje me ngjarjen. Sipas policisë, të shtënat iu drejtuan Greenberg, por askush nuk u lëndua fatmirësisht.

Ne e konsiderojmë veten shumë me fat sot,” tha shefi i policisë së Louisville, Erika Shields në një konferencë për shtyp të hënën pasdite.

As policia dhe as zyra e kandidatit nuk i janë përgjigjur kërkesave për koment. Greenberg më vonë postoi në Tëitter se ekipi i tij ishte i sigurt dhe ai do të jepte një prononcim në kohën e duhur.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota craig greenberg erika shields craig greenberg erika shields

Sondazh

Poll