Bota

Konflikti në Ukrainë, Kremlini: Putin është i gatshëm të negociojë

14 Shkurt 2022, 21:44 Nga DOSJA
Konflikti në Ukrainë, Kremlini: Putin është i gatshëm

UKRAINË- Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se presidenti rus Vladimir Putin është i gatshëm të negociojë. CNN shkruan se, Peskov tha se Putin ka kërkuar gjithmonë negociata, duke shtuar se, Ukraina është vetëm një pjesë e problemit.

“Para së gjithash, Presidenti Putin ka kërkuar gjithmonë negociata dhe diplomaci. Dhe në fakt, ai inicioi çështjen e garancive të sigurisë për Federatën Ruse. Dhe Ukraina është vetëm një pjesë e problemit, është një pjesë e problemit më të madh të garancive të sigurisë për Rusinë dhe natyrisht presidenti Putin është i gatshëm të negociojë”, tha ai.

Më herët gjatë ditës, Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov i tha Putinit se ai shihte një shans për dialog diplomatik me Perëndimin lidhur me shqetësimet e sigurisë së Rusisë, duke thënë se ai rekomandoi vazhdimin e përpjekjeve të tilla.

LAJMI KRYESOR: Prag lufte! Ukraina kërkon takim me Rusinë, AFATI: Brenda 48 orëve!

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota dmitry peskov konflikti ukraine-rusi sergey lavrov vladimir putin dmitry peskov konflikti ukraine-rusi sergey lavrov vladimir putin

Sondazh

Poll