Bota

Rrëmbime dhe tortura, ish-ministri belg çon në Hagë regjimin e Presidentit turk

14 Shkurt 2022, 21:21 Nga DOSJA
Rrëmbime dhe tortura, ish-ministri belg çon në Hagë

HAGË- “Rrëmbime sistematike, tortura dhe arrestime arbitrare”. HLN shkruan se me këto akuza, ish-ministri belg Johan Vande Lanotte do të shkojë në Gjykatën Penale Ndërkombëtare kundër regjimit të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan. Por ende nuk është vendosur ende nëse Erdogan do të akuzohet personalisht.

Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë u krijua njëzet vjet më parë për të gjykuar të dyshuarit për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Sipas Vande Lanotte, Turqia e Presidentit Erdogan i përshtatet në mënyrë të përkryer këtij përkufizimi.

“Vështirë se ka ndonjë demokraci. Për sa i përket të drejtave të njeriut, ai është thjesht një regjim autoritar. Për më tepër, Turqia abuzon me akuzat për terrorizëm ose spiunazh për të rrëmbyer dhe torturuar disidentët,” tha ai.

Kur Vande Lanotte u largua nga politika dy vjet më parë, ai filloi një karrierë të re në zyrën e avokatit të Gentit, Walter Van Steenbrugge. Firma ligjore ka mbledhur rreth 800 dëshmi të torturave, 60 rrëmbimeve dhe 2000 raste të ndalimit arbitrar.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota johan vande lanotte rexhep tajip erdogan walter van steenbrugge johan vande lanotte rexhep tajip erdogan walter van steenbrugge

Sondazh

Poll