Bota

Ministri ukrainas: Nëse rusët do përpiqen të pushtojnë administratat tona do të eleminohen

14 Shkurt 2022, 21:09 Nga DOSJA
Ministri ukrainas: Nëse rusët do përpiqen të pushtojnë

UKRAINË- Autoritetet ushtarake ukrainase janë të gatshme të ndërmarrin veprime vendimtare në rast të përpjekjeve të forcave pro-ruse për të destabilizuar situatën në një nga rajonet duke sekuestruar ndërtesa administrative. Nv.ua shkruan se kjo u bë e ditur më 14 shkurt, nga ministri ukrainas i Brendshëm Denis Monastyrsky.

Sipas tij, Ministria e Punëve të Brendshme nuk do të lejojë manifestimet separatiste që u zhvilluan në pranverën e vitit 2014 në një numër rajonesh juglindore dhe në rast të përpjekjeve për të kapur ndërtesa administrative me forcë, militantët e kontrolluar nga Federata Ruse do të eliminohen pa asnjw paralajmërim.

Ne nuk do të lejojmë një përsëritje të Slavyansk. Nëse ndonjë “Girkin” tenton të pushtojë ndërtesat administrative, ai do të pushkatohet nga forcat tona speciale pa paralajmërim apo hezitim… Ky nuk është viti 2014. Ukraina është bërë më e fortë dhe më e organizuar”, siguroi Monastyrsky.

Deklarata e kreut të Ministrisë së Punëve të Brendshme u bë në sfondin e një përqendrimi prej rreth 140,000 ushtarakësh rusë pranë kufijve të Ukrainës.

LAJMI KRYESOR: Prag lufte! Ukraina kërkon takim me Rusinë, AFATI: Brenda 48 orëve!

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota denis monastyrsky konflikti ukraine-rusi denis monastyrsky konflikti ukraine-rusi

Sondazh

Poll