VD/ Ish-administratori i inceneratorit shfaqet duke u dridhur në Komision: Më merret fryma
TIRANË– Arenc Myrtezani, ish-Administrator i inceneratorit ITWTF (Fier) është shfaqur në gjendje jo të mirë në Komisionin për Inceneratorët. Teksa pë...
TIRANË– Kryetarja e Komisionit për Inceneratorët Jorida Tabaku e deputeti i Partisë Socialiste Arben Pëllumbi janë përplasur në mbledhjen e Komisionit për Inceneratorët. Tabaku pyeti administratoren e Inceneratorit Integrated Energy BV SPV, Arjola Kodra në lidhje me djegien e plehrave dhe pagesën. Të njëjtën pyetje e bëri më pas edhe Dhurata Çupi, deputete e Partisë Demokratike. Pyetjeve të demokrateve iu përgjigj vetë Pëllumbi, i cili kërkoi të dinte nga Kodra nëse kishte shkop magjik për të përfunduar të gjitha procedurat.
Pjesë nga debati:
Jorida Tabaku: Cilët janë pronarët e kompanisë?
Administratorja Ariola Kodra: Ky pozicion më është dhënë nga administratori i mëparshëm. Pronarë janë të regjistruar, këtë informacion mund ta aksesoni. Të gjitha informacionet që kompania ka për detyrë t’ia paraqisni organeve shtetërore aksesohen lehtësisht.
Jorida Tabaku: E njihni Klodian Zoton, Stela Gugalljan dhe Mirel Mërtirin?
Administratorja Ariola Kodra: Po i njoh në marrëdhënie pune. Gugallja është administratore e një zyre kontabiliteti që e kemi kontratuar.
Jorida Tabaku: Bilancet e cilit vit ka kontabiluar kompania?
Administratorja Ariola Kodra: Nuk e kam si informacion, nuk jam e përgatitur për të folur për bilancet e kompanisë. Nuk jam e detyruar të kontaktoj me nënkotratorë sepse kam një staf që kontaktoj. Komunikoj nëpërmjet stafit tim. Unë s’e kam memorizuar këtë pjesën e takimit.
Dhurata Çupi: A i ka marrë shoqëria paratë e përcaktuara, 29 euroshin?
Administratorja Ariola Kodra: Shoqëria ofron një shërbim të caktuar dhe për këtë merr një tarifë të caktuar.
Dhurata Çupi: Pra ju merrni para që nga vitit 2017, dhe deri më tani nuk ka nisur ende djegia e mbetjeve.
Administratorja Ariola Kodra: Sigurisht që është marrë sepse ne ofrojmë një shërbim
Jorida Tabaku: Si? Ke marrë 29 euro për gjelbërim të zonës?
Administratorja Ariola Kodra: Jo, nuk është marrë për gjelbërim, por për incenerimin.
Jorida Tabaku: Por çfarë po thua? Djegia s’ka nisur.
Arben Pëllumbi: A keni ju një shkop magjik që ditën e prë që morën 29 euro ju ta përfundonit komplet impiantin?
Administratorja Ariola Kodra: Fatkeqësisht nuk e kemi, do ishte mirë ta kishim.
LAJM KRYESOR: VD-LIVE/ Komisioni për Inceneratorët, pyeten administratorët e bizneseve dhe gazetari
(f.m/Dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Arenc Myrtezani, ish-Administrator i inceneratorit ITWTF (Fier) është shfaqur në gjendje jo të mirë në Komisionin për Inceneratorët. Teksa pë...
TIRANË– Gazetari Klodian Tomorri ka komentuar propozimin e presidentit Ilir Meta që Gent Sejko të zgjidhet për një mandat të dytë në krye të Bankës s...
TIRANË– Debate të ashpra në komision! Kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët e ka konsideruar skenë krimi inceneratorin. Pas këtyre temrave...
LUSHNJE – Ish-kryeministri Sali Berisha do të ndalet sot në qytetin e Lushnjes ku do të takohet me anëtarët e degës së Forumit Rinor të Partisë Demokratik...
TIRANË– Kryetarja e Komisionit Hetimor të Inceneratorëve Jorida Tabaku u nervozua një moment me dëshmitarën, administratoren e Inceneratorit Integrat...
TIRANË– Shqipëria ka bërë thirrje ndaj Rusisë për tu tërhequr nga agresioni në Ukrainë. Në një reagim të ministrisë së Jashtme të Shqipërisë në Twitt...
TIRANË– Partia Demokratike ka reaguar sërish në lidhje me arrestimin e gjeneralit italian të “Gurdia di Finanza”, Fabrizio Lisi. Sipas de...
TIRANË– Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla i quan fabula deklaratat e kryedemokratit Lulzim Basha për ministrat që sipas t...
TIRANË– Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla tha se kryedemokrati Lulzim Basha po korr atë që ka mbjellur. Pas përfundimit t...
DURRËëS – Ish-kryeministri Sali Berisha ka vazhduar me takimet e qytetarëve të Durrësit në kuadër të fushatës për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 ma...