Bota

Rikthehet vrasja e studentes greke,shqiptari s’shkon në gjyq,e ëma e të ndjerës:Do iu djeg!

14 Shkurt 2022, 15:58 Nga DOSJA
Rikthehet vrasja e studentes greke,shqiptari s’shkon në gjyq,e

GREQI– Çështja e vrasjes së Eleni Topaloudit është rikthyer sot në gjyq. Por reagimi i nënës të së ndjerës ka pushtuar kopertinat e mediave greke! Por jo vetëm kaq, gjithashtu ajo ka ndikuar edhe tek shtyrja e gjyqit për në 10 mars.

“Nga Zoti do e gjeni, do iu djeg të gjithëve,”-tha mamaja e Eleni Topaloudit, e cila u vra më 2018 nga dy të rinj, një grek dhe një shqiptar pasi refuzoi që të kryente marrëdhënie seksuale me ta.

Në ngjarjen që tronditi vendin 24-vjeçari nga Rodosi dhe shqiptari Aleksandër Luca, 22 vjeç, u dënuan me burgim të përjetshëm dhe 15 vite ekstra. Por në gjyqin e sotëm, avokati i të pandehurit shqiptar të kërkoi studimin e shkresave të çështjes pasi ai e ka marrë së fundmi çështjen dhe gjykata ka vendosur ndërprerjen e gjykimit, ky vendim ka shkaktuar shpërthimin e nënës së viktimës, duke iu referuar të familjes së saj nga të pandehurit.

Eleni Topalaudi u vra mbrëmjen e 28 Nëntorit 2018 nga dy të rinjtë,  Manolis Koukouras dhe shqiptari Aleksandër Luca. Aleksandër Luca dhe Manolis Koukouras akuzojnë njëri-tjetrin për vrasjen e 21-vjeçares mbrëmjen e 28 Nëntorit. Trupi i saj u gjet i hedhur në shkëmbinj në det. Pasi ishte dhunuar nga dy të rinjtë, ata i kishin lidhur këmbët, e kishin goditur në kokë dhe më pas trupin e kishin hedhur në det. Nga ekspertiza rezultoi se në momentin kur ishte hedhur në det, e reja ishte ende gjallë por ishte mbytur në det pasi nga dëmtimet e marra nuk kishte mundur që të notonte.

Marrë nga Tovima.gr

(d.d/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni eleni topaloudi rodos vrasja e studentes greke eleni topaloudi rodos vrasja e studentes greke

Sondazh

Poll