Bota

Rritja e çmimit të energjisë në Kosovë, Jakurti: Duhet të bëhen ndryshime në tatime

14 Shkurt 2022, 14:34 Nga DOSJA
Rritja e çmimit të energjisë në Kosovë, Jakurti:

TIRANË– Eksperti i ekonomisë Edison Jakurti, ka komentuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike në Kosovë. Jakurti thekson se duhet që në Kosovë të bëhen ndryshime rrënjësore në tatime. I ftuar në një lidhje ‘Skype’ në emisionin Ekonomi Plus të moderatores Klaudja Karabolli, Jakurti tha se në Kosocë duhen bërë ndryshme rrënjësore në tatime.

“Duhet të rritet tatimi mbi të ardhurat e koorporatave. Duhet të hiqet edhe TVSH për produktet bazë. Duhet që qeveria të mendojë më shumë për qytetarët që janë më të varfër, duke rritur pagën minimale. Kosova është një vend i varfër, që ka papunësinë më të lartë në Europë.

Kosova ka problem edhe se 80 përqind e bizneseve janë familjare. Besoj se duhet ndryshim dhe ka hapësirë për të pasur ndryshime, edhe tek tatimi për të ardhurat personale. Koorparatat duhet të tatohen, të ketë tatim edhe mbi dividentin”, deklaroi Jakurti.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni edison jakurti kosove kriza energjitike ne kosove edison jakurti kosove kriza energjitike ne kosove

Sondazh

Poll