Bota

Protestuan brenda godinës së ZRRE-së! Arrestohet sërish Dardan Molliqaj e zyrtarët e PSD-së

14 Shkurt 2022, 14:39 Nga DOSJA
Protestuan brenda godinës së ZRRE-së! Arrestohet sërish

KOSOVË-Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj është arrestuar sërish nga policia. Arrestimi i Molliqajt është bërë së bashku me disa zyrtarë të PSD-së në objektin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.

Aktivistët e PSD-së hynë ditën e sotme në ambientet e ZRRE-së duke insistuar se nuk do t’ë dilnin nga zyrat deri në publikimin e vendimit të fundit mbi tarifat e reja të energjisë. Gjatë kësaj proteste, zyrtarë të PSD-së fikën energjinë elektrike në zyrat e ZRRE-së.

Policia e Kosovës kërkoi nga zyrtarët e PSD-së që të dilnin nga godina mirëpo nuk nuk ndodhi ndaj u desh ndërhyrja e policisë.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni dardan molliqaj kosove dardan molliqaj kosove

Sondazh

Poll