Bota

Ushtria ukrainase vret dy emigrantë grekë në kufirin ‘e nxehtë’ me Rusinë, 2 të plagosur

14 Shkurt 2022, 11:00 Nga DOSJA
Ushtria ukrainase vret dy emigrantë grekë në kufirin ‘e

UKRAINË– Dy emigrantë grekë janë vrarë nga ushtria ukrainase. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Granitna të Ukrainës pranë kufirit “të nxehtë” me Rusinë. Mediat greke kanë lajmëruar se dy emigrantët grekë janë vrarë nga ushtria ukrainase.

Ministria e Jashtme greke, përveç se ka lajmëruar se janë vrarë dy emigrantë, shtoi se dy të tjerë janë plagosur rëndë. Autorët e vrasjes së dyfishtë janë tre ushtarë të ushtrisë ukrainase, të cilët janë përfshirë në një konflikt të fortë me emigrantët grekë, i cili agravoi dhe rezultoi fatal. Nikos Dendias, ministri i Jashtëm grek, pas ngjarjes tronditëse i ka kërkuar shpjegime homologut të tij ukrainas.

“Shprehim dhimbjen më të thellë për vdekjen e papritur të dy emigrantëve tanë dhe plagosjen e rëndë të dy të tjerëve në fshatin Granitna, i cili ndodhet pranë linjës së kontaktit me Rusinë në Ukrainën Lindore. Gjithashtu shprehim ngushëllimet tona të sinqerta për familjet e viktimave, si dhe urimet për shërim të shpejtë të të lënduarve.” është shprehur ai.

Dendias ka kërkuar një komunikim paraprak me homologun ukrainas Dmytro Kuleba, për të theksuar sërish nevojën për të mbrojtur komunitetin grek në Ukrainë.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Ukrainë/Njëri mbi tavolinë, i japin ndihmën e parë! VD nga dhoma ku u vranë ushtarët grekë

Vrasja e emigrantëve grekë, DYSHIMET: Ushtarët ukrainas kishin konsumuar vodka

Ushtarët ukrainas vrasin dy grekët, Dendias kërkon shpjegime nga Ministria e Jashtme

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi rusi ukraine ushtaret grek vriten nga ukraina lufta ukraine-rusi rusi ukraine ushtaret grek vriten nga ukraina

Sondazh

Poll