Bota

Zjarr në 3 banesa në Francë, 7 persona humbasin jetën, mes tyre një foshnje dhe fëmijë

14 Shkurt 2022, 14:16 Nga DOSJA
Zjarr në 3 banesa në Francë, 7 persona humbasin jetën, mes

FRANCË – 7 persona humbën jetën pas shpërthimit të një zjarri në qytetin e Saint-Laurent-de-la Salanque pranë kufirit më Spanjën. Një shpërthim i fuqishëm shkaktoi një zjarr që u përhap në 3 ndërtesa në rrugën kryesore të qytetit. Mes viktimave është një foshnje dhe një fëmijë i vogël. Ndërkohë, janë lënduar 3 persona, të cilët u hodhën nga ballkonet e apartamenteve.

Prokurori Publik Jean-David Cavaille paralajmëroi se numri i viktimave mund të rritet. Ai tha se po hetohen të gjitha skenarët, ku nuk përjashtohet as zjarrvënie e qëllimshme.

Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin do të niset drejt vendit të ngjares. Ai e konfirmoi lajmin në “Twitter”.

“Mbështes plotësisht shërbime shtetërore për të mobilizuar qytetarët. Lutjet e mia shkojnë për viktimat dhe familjet e lënduara”, tha Darmanin.

Burimi: Eurones

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota zjarr ne france zjarr ne france

Sondazh

Poll