Bota

Ushtarët ukrainas vrasin dy grekët, Dendias kërkon shpjegime nga Ministria e Jashtme

14 Shkurt 2022, 13:43 Nga DOSJA
Ushtarët ukrainas vrasin dy grekët, Dendias kërkon shpjegime nga

GREQI– Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias ka kërkuar shpjegim nga homologu i tij ukrainas për vrasjen e dy ushtarëve dhe plagosjen e dy të tjerëve. Ministria informon se ministri kërkon që të komunikojë me homologun e tij ukrainas për të theksuar nevojën e mbrojtjes së komunitetit grek.

“Shprehim dhimbjen më të thellë për vdekjen e papritur të dy mërgimtarëve dhe plagosjen e rëndë të dy të tjerëve në fshatin Granitna, i cili ndodhet pranë linjës së kontaktit në Ukrainën Lindore. Gjithashtu shprehim ngushëllimet tona të sinqerta për familjet e viktimave, si dhe urimet për shërim të shpejtë të të lënduarve. Sipas provave që disponojmë, autorë të vrasjes së dyfishtë janë tre ushtarë të ushtrisë ukrainase, të cilët janë përleshur për një arsye të parëndësishme me mërgimtarët e mësipërm.  Ministri i Jashtëm, Nikos Dendias, ka kërkuar të flasë me telefon me homologun e tij ukrainas Dmytro Kuleba, për të theksuar sërish nevojën për të mbrojtur komunitetin grek në Ukrainë” thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme.

LAJMI KRYESOR: Nisi lufta me Rusinë? E FUNDIT: Dy të vrarë e 2 të plagosur në Ukrainë

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni nikos dendias ushtaret grek vriten nga ukraina nikos dendias ushtaret grek vriten nga ukraina

Sondazh

Poll