Bota

Përfundon takimit Zelenskiy-Scholz, kancelari: Nëse Rusia pushton, e dimë se çfarë do bëjmë

14 Shkurt 2022, 14:44 Nga DOSJA
Përfundon takimit Zelenskiy-Scholz, kancelari: Nëse Rusia pushton, e

KIEV– Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy për më shumë se 2 orë e gjysmë ka zhvilluar një takim privat me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, pas të cilit dolën në një konferencë për shtyp. Scholz tha se ai dhe Zelenskiy kishin folur për sanksionet dhe rëndësinë e masave parandaluese ndaj përshkallëzimit të konfliktit. Në fjalën e tij, Scholz tha se sovraniteti dhe integriteti territorial i Ukrainës nuk është i negociueshëm.

Ne presim që Rusia të ndërmarrë hapa të qartë për të zgjidhur situatën. E dimë ç’duhet të bëjmë. Do ketë sanksione në rast se Rusia pushton Ukraninën, për to do të konsultohemi me aleatët europianë,“-shtoi ai ndër të tjera sipas BILD. Ndërkohë Zelenskiy nga ana e tij u shpreh i bindur se diçka e tillë nuk do të ndodhte. 

“Siguria e Ukrainës është më e sigurta në të gjithë Europën,”-shtoi presidenti ukrainas.

LAJMI KRYESOR: Prag lufte! Ukraina kërkon takim me Rusinë, AFATI: Brenda 48 orëve!

(k.m./dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota konflikti rusi-ukraine olaf scholz vladimir putin volodymyr zelenskiy konflikti rusi-ukraine olaf scholz vladimir putin volodymyr zelenskiy

Sondazh

Poll