Bota

PROTESTA/Burri i Besa Shahinit shkon në zyrat e Rregullatorit të Energjisë, fikin dritat

14 Shkurt 2022, 11:47 Nga DOSJA

KOSOVË– Aktivistët e Partia Socialdemokrate bashkë me kryetarin e këtij subjekti politik, Dardan Molliqaj (burri i ish-ministres Besa Shahinit) shkuan ditën e sotme në Zyrën e Rregullatorit për Energji për ta kërkuar ndryshim të vendimit për shtrenjtimin e energjisë.

Kryesuesi i bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu doli të bisedonte me ta duke i lutur që të mos i pengojnë në punën e tij. Nol Nushi nga PSD kërkoi që ZRRE-ja ta publikojë vendimin, ndërsa Dardan Molliqaj pyeti se sa është subvencionimi nga Qeveria për konsumin deri në 800 këh rrymë. Molliqaj tha se s’do të largohen nga aty dhe se do ta pengojnë ZRRE-në, pasi siç tha, po bën punë të keqe.

BISEDA:

Nushi: Ku është vendimi?

Fejzullahu: Tash publikohet

Molliqaj: Sa është subvencionimi i Qeverisë deri në 800 këh?

Fejzullahu Do ta bëjmë publik vendimin.

Molliqaj: Ti nëpër emisione po merr pjesë.

Një zyrtar i Policisë së Kosovës bisedoi me Dardan Molliqajn për të hequr dorë nga protesta e tyre. Në protestën e tyre zyrtarë të PSD-së i ndaluan energjinë ZRRE-së në zyrat e tyre.

Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) në mbledhjen e fundit ka miratuar tarifat e reja të energjisë elektrike për të gjithë ata që harxhojnë më shumë se 800këh. Sipas ZRRE-së, të gjithë konsumatorët që shpenzojmë më shumë se kjo bllok tarifë do të paguajnë me dy çmime të reja.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora diaspora dardan molliqaj kosove përplasje në kosovë dardan molliqaj kosove përplasje në kosovë

Sondazh

Poll