Bota

Paralajmërimi i ministrit: Bombat mund të shpërthejnë disa minuta pas urdhërit të Putin

14 Shkurt 2022, 10:51 Nga DOSJA
Paralajmërimi i ministrit: Bombat mund të shpërthejnë disa

BRITANI E MADHE– Frika se Rusia mund të pushtojë Ukrainën është rritur ndjeshëm pasi më shumë trupa ruse janë grumbulluar në kufi dhe janë parë materiale mbështetëse për pushtimin por Moska ende e mohon se do ta bëjë këtë. “Bombat mund të hidhen në Ukrainë brenda disa minutave pasi presidenti rus Vladimir Putin të ketë dhënë urdhrin”, ka paralajmëruar ministri i Forcave të Armatosura të Britanisë, James Heappey.

Ai ka paralajmëruar të gjithë britanikët që të largohen menjëherë nga Ukraina, shkruan “Sky News”.

“Frika ime është se një pushtim është shumë i afërt, kjo nuk do të thotë se do të ndodhë patjetër. Është një paralajmërim sepse disa minuta pasi Putini të japë urdhrin, raketat dhe bombat mund të shpërthejnë në Ukrainë”. është shprehur ai.

Pati konfuzion gjatë fundjavës pasi ambasadori ukrainas në MB tha se Kievi ishte i gatshëm të ishte “fleksibël” mbi qëllimin e tij për t’u bashkuar me aleancën ushtarake.

Heappey shtoi se Mbretëria e Bashkuar do të mbështesë Ukrainën. Gjatë fundjavës pati konfuzion pasi ambasadori ukrainas në Britaninë e Madhe tha se Kievi ishte i gatshëm mbi qëllimin e tij për t’u bashkuar me aleancën ushtarake.

(fl;mu/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota konflikti rusi-ukraine konflikti rusi-ukraine

Sondazh

Poll