Bota

Suedia rekomandon dozen e katërt të vaksinës për të moshuarit

14 Shkurt 2022, 10:14 Nga DOSJA
Suedia rekomandon dozen e katërt të vaksinës për të

SUEDI- Qeveria suedeze, para pak ditësh hoqi të gjithë masat e anti-covid. Gjithashtu u dha fundi i testimeve masive, pa pagesë. Qeveria e shtetit nordik do ta trajtojë koronavirus-in si sëmundje endemike. Ditën e sotme “Agjencia Shëndetësore” e Suedisë ka rekomanduar që qytetarët 80 vjeç e më të vjetër të marrin dozën e katërt të vaksinës kundër koronavirusit, me qëllim që të mos bie efektiviteti i vaksinave, sipas CNA.

Në njoftimin zyrtar nga qeveria suedeze, i bëhët thirrje që të gjithë të moshuarot që jetojnë në shtëpinë e kujdesit apo marrin shërbime asistence të marrin dozën e katërt të vaksinës. Doza e katërt, sipas rekomandimit, duhet të administrohet të paktën katër muaj pas dozës përforcuese, tha Agjencia Shëndetësore.

“Doza përforcuese rrit mbrojtjen. Prandaj, ne besojmë se personat 80 vjeç e më të vjetër do të përfitojnë nga një dozë e dytë përforcuese”, tha epidemiologu Anders Tegnell.

(fl;mu/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota doza e katert e vaksines suedia doza e katert e vaksines suedia

Sondazh

Poll