Bota

Vrasja e Alkit në Greqi! Merr fund kërkimi, arrestohet bashkëpunëtori i 12-të

14 Shkurt 2022, 08:36 Nga DOSJA
Vrasja e Alkit në Greqi! Merr fund kërkimi, arrestohet

GREQI– I dyshuari i fundit për pjesmarrje në vrasjen e Alkis Kampanos në Greqi është arrestuar. Mediat greke raportojnë se sot është vënë në pranga dhe i dyshuari i fundit, i 12-ti në listë, për sulmin e ndodhur në zonën Charilaou të Selanikut.

Bëhet fjalë për një të ri grek, 22-vjeç i lindur në Selanik që natën e sulmit ishte drejtuesi i automjetit Volsvagen Polo ku po udhëtonin disa nga bashkëpunëtorët në këtë krim. Ky i fundit mohon të ketë lidhje me ngjarjen e rëndë. Sot përfundon marrja në pyetje për 11 të arrestuarit e deritanishëm. Hetuesit do të përpiqen të zbërthejnë 20-vjeçarin shqiptar Rogers Demirazi i cili u vetëdorëzua.

LAJMI KRYESOR: Vrasja e Alkit/ Mbyllet rrethi i faljeve, shqiptari del sot para Gjykatës

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni alkis kampanos alkis kampanos

Sondazh

Poll