Bota

“Nuk na plas për sanksionet e Perëndimit”, ambasadori rus në Suedi: Prodhojmë djathin tonë

14 Shkurt 2022, 09:06 Nga DOSJA
“Nuk na plas për sanksionet e Perëndimit”, ambasadori rus

STOKHOLM – Ambasadori i Rusisë në Suedi Viktor Tatarintsev nuk i frikësohet aspak kërcënimeve dhe sanksioneve të mundshme që SHBA dhe aleatët e saj mund të vendosin ndaj Moskës. Në një intervistë të dhënë për gazetën suedeze “Aftonbladet”, diplomati rus lëshoi gojën duke thënë se Moskës nuk i pëlcet fare për kërcënimet e Perëndimit lidhur me çështjen e Ukrainës.

Më tej, ai tha se sanksionet ekonomike të vendeve perëndimore ndaj Moskës nuk kanë asnjë efekt negativ në ekonominë dhe bujqësinë ruse, përkundrazi, Moska ka mundësi tashmë të eksportojë më shumë si dhe të prodhojë djathin e saj me recetë nga Italia dhe Zvicra.

“Më falni për fjalorin, por nuk na pëlcet për sanksionet e tyre. Kemi marrë kaq shumë sanksione dhe në një farë mënyre, këto kanë pasur efekt pozitiv në ekonominë dhe bujqësinë tonë. Kemi mundësi të rrisim eksportet tona sepse kemi vetëmjaftueshmëri. Nuk kemi djath italian ose zviceran, pro kemi mësuar të bëjmë djath rus me recetët nga Italia dhe Zvicra. Sanksionet e reja janë pozitive, jo qa negative sa Perëndimi pretendon. Sa më shumë që Perëndimi trysnon Rusinë, aq më të fortë bëhemi. Lufta është gjëja e fundit që dëshirojmë”, deklaroi përfaqësuesi i Rusisë në Suedi Viktor Tatarintsev.

LAJMI KRYESOR: Prag lufte! Ukraina kërkon takim me Rusinë, AFATI: Brenda 48 orëve!


Burimi: WION
(d.v/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota konflikti rusi-ukraine konflikti rusi-ukraine

Sondazh

Poll