Sport

Përcaktohet kalendari, Shqipëria nis ‘aventurën’ për Botërorin e Futsallës, njihuni me të…

14 Shkurt 2022, 05:26 Nga DOSJA
Përcaktohet kalendari, Shqipëria nis ‘aventurën’

TIRANE Shorti i paraeliminatoreve të Kupës së Botës së Futsallit 2024, për Kombëtaren shqiptare të Futsallës, i hedhur në fillim të muajit dhjetor e vendosi Shqipërinë në grupin “E”, së bashku me Suedinë, Andorrën dhe Austrinë.

Pas përcaktimit të grupeve, tashmë është përgatitur dhe është gati edhe kalendari i plotë i ndeshjeve për këtë fazë paraeliminatore. Ky turne do të zhvillohet në Suedi, nga data 4 deri në 13 prill, ku vendësit janë përzgjedhur edhe si organizatorë të turneut.

Sa i përket Shqipërisë, e drejtuar nga trajneri Erind Resuli, do të zhvillojë ndeshjen e parë ndaj Andorrës me 9 prill, ndërsa një ditë më pas, më 10 prill do të ketë përballë Austrinë. Ndeshja e tretë dhe e fundit për kuqezinjtë tanë, do të jetë ajo ndaj vendit organizator, Suedisë, më 12 prill.

Sipas rregullores së publikuar më parë, në këtë fazën kualifikohen dy skuadrat e para të çdo grupi. Edicionin e shkuar, Shqipëria kaloi për herë të parë në Raundin Elitë të eliminatoreve të Kampionatit Europian, duke shënuar një sukses të rëndësishëm.

Ja kalendari i ndeshjeve të Shqipërisë në grupin “E”, për paraeliminatoret e Kupës së Botës së Futsallit 2024:

09.04.2022: Andorra-Shqipëri

10.04.2022: Shqipëri-Austri

12.04.2022: Shqipëri-Suedi

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport kombëtaren shqiptare të futsallës kombëtarja shqiptare e futsallës kupës së botës së futsallit 2024 pas përcaktimit të grupeve të qëndroj te kuqezinjtë kombëtaren shqiptare të futsallës kombëtarja shqiptare e futsallës kupës së botës së futsallit 2024 pas përcaktimit të grupeve të qëndroj te kuqezinjtë

Sondazh

Poll