Bota

Ukraina vazhdon të armatoset nga NATO, Kievi pajiset me sisteme anti-raketore nga Lituania

14 Shkurt 2022, 07:38 Nga DOSJA
Ukraina vazhdon të armatoset nga NATO, Kievi pajiset me sisteme

KIEV – Ukraina mori armatime shtesë për të qenë e përgatitur për çdo sulm të mundshëm ushtarak nga Rusia. Mbrëmjen e djeshme një avion i pajisur me sisteme anti-raketore nga Lituania mbërriti në aeroportin e Kievit. Ministri i Mbrojtjes Oleksi Reznikov saktësoi se vendi i tij është furnizuar me 180 ton armatim nga SHBA.

Deri tani, Ukraina është furnizuar nga vendet anëtare të NATO-s me 1500 ton armatime, dërgesat e të cilave janë kryer me 17 fluturime.

Ushtria ukrainase është përforcuar ditët e fundit me sisteme anti-raketore amerikane e britanike si dhe me dronë nga Turqia.

SHBA  dhe aleatët e saj pretendojnë se Rusia është e gatshme të pushtojë Ukrainën në çdo moment. Teksa Kievi po armatoset në mënyrë të vazhdueshme me kalimin e orëve, Rusia po mban mbi 100 miojë trupa në kufi me fqinjin e tij ukrainas. Megjithatë, Moska ka hedhur poshtë aludimet e e Perëndimit se ka në plan të pushtojë Ukrainën.

Burimi: Reuters

LAJMI KRYESOR: Prag lufte! Ukraina kërkon takim me Rusinë, AFATI: Brenda 48 orëve!

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota konflikti rusi-ukraine konflikti rusi-ukraine

Sondazh

Poll