Sport

Gasp hesht, Marino sulmon gjyqtarin: “Szczesny ishte për të kuqe, na mungoi një penallti”

14 Shkurt 2022, 05:14 Nga DOSJA
Gasp hesht, Marino sulmon gjyqtarin: “Szczesny ishte për të

ITALI – Pas barazimit me Juven, Gian Piero Gasperini nuk foli. Në fund të ndeshjes, Umberto Marino shfaqet në mikrofonat për “Dean”. Dhe fjalët e drejtorit të përgjithshëm të Atalantës, janë një sulm i rëndë ndaj disa vendimeve të arbitrit Mariani.

“Faulli i Szczesny ishte për një karton të kuq dhe De Ligt e preku topin me dorës dhe duhet akorduar një penallti, – tha drejtuesi i bergamaskëve për “DAZN”. – Ky është vizioni ynë. Ishte një ndeshje e shkëlqyer për Atalantën. Kishim gjithmonë shpirtin e duhur dhe na mungoi pak fat, – shtoi ai. – Më pëlqeu shumë skuadra”.

Pastaj edhe disa fjalë për Jeremi Bogën. “Edhe pse ka një kohë të shkurtër, ai na ndihmoi të krijojmë epërsinë numerike që na ka munguar së fundmi, – shpjegoi Marino. – Ne besojmë shumë tek ai dhe kemi investuar shumë tek ai. Besojmë se Boga mund të japë një kontribut të madh për Atalanta”.

Së fundi edhe diçka në luftën për Champions League: “Përveç Juventusit, është edhe Lazio, Roma dhe Fiorentina, skuadra që mund të arrijnë ende vendin e katërt. Sezoni është aq i gjatë, sa mund të ketë edhe kthesa”.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport drejtorit të përgjithshëm të atalantës gian piero gasperini nuk foli juventusi më i fortë shperthim ne atalanta umberto marino drejtorit të përgjithshëm të atalantës gian piero gasperini nuk foli juventusi më i fortë shperthim ne atalanta umberto marino

Sondazh

Poll