Sport

Espanyol shkoi pranë suksesit në derbi, Barça i prish festën në minutën e 96′

13 Shkurt 2022, 22:24 Nga DOSJA
Espanyol shkoi pranë suksesit në derbi, Barça i prish

SPANJË- Nuk ka fitues në derbin mes Espanyol-Barcelona, takim që përfundoi me shifrat 2-2.Nuk nisi mirë ndeshja për Espanyol, që u ndëshkua që në minutën e dytë. Një krosim perfekt e Jordi Albas nga e majta gjeti këmbët e Pedrit, i cili bëri më të mirë, duke e shtyrë topin drejt rrjetës. Momentet e tensionit u ndjenë për lojtarët e Espanyol ku në minutën e 23’ Keidi Bare ndërhyri fort në këmbët e Araujos, duke mos i lënë zgjidhje tjetër arbitrit, që i tregoi menjëherë kartonin e verdhë.

 

Gjithsesi, në minutën e 40’ Darder do të barazonte shifrat. Në pjesën e dytë Barcelona kaloi në avantazh me Gavin, por goli u anulua me VAR. Atëherë kur nuk pritej, Espanyol shënoi golin e dytë me de Tomas në minutën e 66’. Katalanasit u përpoqën që të ktheheshin në lojë, por lojtarët nuk i përmbajtën nervat dhe Pique doli me karton të kuq në fund.

Golin që shpëtoi Barçën nga turpërimi e shënoi në minutën e gjashtë shtesë Luuk de Jong, i cili zëvendësoi Pedrin pak sekonda para e të mbyllej koha e rregullt. Një pikë që u festua si fitore nga “blaugranat”, ndërsa futbollistët e Espanyolit nuk mund ta fshihnin zhgënjimin.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport barcelona espanyol barcelona espanyol

Sondazh

Poll