Aktualitet

VD-E RËNDË në Lezhë/ Mjeti përmbyset në rrugë, shoferja në gjendje të rëndë (EMRI)

14 Shkurt 2022, 07:40 Nga DOSJA
VD-E RËNDË në Lezhë/ Mjeti përmbyset në

LEZHË– Një tjetër aksident në vend. Në aksin rrugor Lezhë-Laç, mjeti humbi kontrollin duke u përmbysur në rrugë. Si pasojë e këtij aksidenti, është plagosur drejtuesja e mjetit Oldiana Margjini, 32-vjeç, e cila është dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.  Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e aksidentit.


“Rreth orës 07:50, në rrugën e fshatit Pllanë, Lezhë në afërsi të shkollës, një mjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, ku si pasojë ka marrë dëmtime drejtuesja e mjetit dhe është transportuar në Spitalin Rajonal Lezhë“, njofton policia.

Ky është aksidenti i 2-të për sot në vend. Në orët e para të mëngjesit, një 17-vjeçar u përplas nga një mjet, duke përfunduar në spital me lëndime të shumta në trup.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aksident aksident në lezhë oldiana margjini aksident aksident në lezhë oldiana margjini

Sondazh

Poll