Aktualitet

Përdorte të dhënat e kartave bankare, kush është 33-vjeçarja që mashtroi qytetarët (EMRI)

14 Shkurt 2022, 08:54 Nga DOSJA
Përdorte të dhënat e kartave bankare, kush është

TIRANË– Junida Muharemaj është arrestuar nga policia e Tiranës pasi dyshohet se ka kryer mashtrim kompjuterik. 33-vjeçarja, banuese në Tiranë, dyshohet se në bashkëpunim me një grua tjetër, brenda dhe jashtë territorrit të Republikës së Shqipërisë, ka përdorur të dhëna kartash bankare të cilat dyshohet se janë “vjedhur” nga shtetas të ndryshëm me qëllim për të përfituar financiarisht duke blerë pajisje të telefonisë së lëvizshme.

Dyshohet se Muharemaj ka kryer dhe blerje të tjera në kompani të cilat shesin produkte në rrjet (online) dhe për këtë fakt hetimet janë në vazhdim.

LAJMI KRYESOR: Mashtrime me karta bankare, arrestohet një 33-vjeçare, procedohet bashkëpunëtorja e saj

(a.b)/dosja.al

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet junida muharremaj mashtrim me kartat bankare junida muharremaj mashtrim me kartat bankare

Sondazh

Poll