Aktualitet

Atentati në Shkodër, policia: Prek Tonaj u vra në lokal

13 Shkurt 2022, 19:00 Nga DOSJA
Atentati në Shkodër, policia: Prek Tonaj u vra në lokal

SHKODËR- Policia e Shkodrës ka publikuar njoftimin zyrtar në lidhje me vrasjen e ndodhur këtë mbrëmje në Shkodër. Sipas njoftimit të policisë, Prek Tonaj, 47 vjeç është ekzekutar rreth orës 19:15, në fshatin Grudë e Re, Shkodër. Viktima ka qenë në lokal në momentin që autori ka hyrë dhe e ka qëlluar me breshëri kallashnikovi. 

Njoftimi i policisë:

Më datë 13.02.2022, rreth orës 19:15, në fshatin Grudë e Re, Shkodër, në rrethana ende të paqarta, në ambientet e një lokali, është vrarë me armë zjarri shtetasi P. T., 47 vjeç, banues në Grudë, Shkodër. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës, për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve.

LAJM KRYESOR:Vrasje me armë zjarri në Shkodër, ekzekutohet një person

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet prek tonaj vritet prek tonaj prek tonaj vritet prek tonaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Shkurt 2022, 17:08

Prishet trageti, anulohet udhëtimi Durrës-Ankona

DURRËS– Lundrimi me traget nga Durrësi drejt Ankonës është anuluar për shkak të një defekti që ka pësuar mjeti lundrues. Në njoftimin zyrtar nga Auto...