Aktualitet

Doni të studioni në SHBA? Ambasada tregon kushtet për të rinjtë shqiptarë

13 Shkurt 2022, 18:01 Nga DOSJA
Doni të studioni në SHBA? Ambasada tregon kushtet për të

TIRANË– Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka njoftuar shpalljen e aplikimeve në lidhje me bursat e një programi të ofruar nga SHBA-të për të rinjtë shqiptar. Në një njoftim në një status në profilin zyrtar në Facebook shkruhet se bursat ofrohen nga 7 kolegje dhe universitete në SHBA. Aplikimet janë të vlefshme nxënësit nga mosha 15 deri në 17 vjeç që janë të interesuar të nisin studimet në Amerikë.

Njoftimi i plotë:

Jeni nxënës nga mosha 15 deri 17 vjeç me aftësi të mira të gjuhës angleze dhe në kërkim të një eksperience të jashtëzakonshme arsimore nga qetësia e shtëpisë tuaj? EducationUSA Albania ka hapur aplikimin për bursat e EducationUSA Academy Connect, një program i ofruar nga 7 kolegje dhe universitete në Shtetet e Bashkuara.

EducationUSA Academy është një program virtual për nxënësit ndërkombëtarë të shkollave të mesme të cilët janë të interesuar t’i vazhdojnë studimet e larta në Shtetet e Bashkuara dhe ofron aftësi dhe përvojë të vlefshme për të ndihmuar nxënësit të përmirësojnë aplikimet e tyre dhe të përgatiten për arritje në të ardhmen. Nëse jeni të interesuar, aplikoni këtu: https://bit.ly/3oum5Je.

(F.m/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ambasada e shba ne tirane studime ne amerike tirane ambasada e shba ne tirane studime ne amerike tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Shkurt 2022, 17:08

Prishet trageti, anulohet udhëtimi Durrës-Ankona

DURRËS– Lundrimi me traget nga Durrësi drejt Ankonës është anuluar për shkak të një defekti që ka pësuar mjeti lundrues. Në njoftimin zyrtar nga Auto...