Aktualitet

Burg shqiptarit që u kap me 90 mijë £ kanabis: Kam vëllanë invalid, humbi këmbën në minierë

13 Shkurt 2022, 17:41 Nga DOSJA
Burg shqiptarit që u kap me 90 mijë £ kanabis: Kam

BRITANI E MADHE– Kushtrim Sinani është dënuar me 27 muaj burg pasi u vu në pranga teksa punonte në një shtëpi-kanabisi me vlerë 90 mijë paund. Mediat britanike shkruajnë se Sinani ishte vetëm në shtëpi kur policia i trokiti në derë. Ai hapi derën dhe sapo pa se po përballej me shtetin, hodhi celulain në tualet në mënyrë që të mos zbuloheshin shokët e tij.

Në fermën e kanabisit në Leicester, policia gjeti 21 rrënjë në dhomën e pritjes dhe 19 të tjera në dhomën e gjumit, 65 në papafingo e 23 të tjera të bëra gati për kultivim. Shqiptari nuk rezultonte të ishte i dënuar më parë ndërsa kërkoi ndjesë përpara gjykatës. Sinani deklaroi se ishte i penduar që ishte përfshirë në kultivimin e kanabisit, por që e kishin detyruar kushtet e vësnhtira. Ai ka treguar se në Shqipëri punonte në miniera e se është detyruar të marrë rrugën e kurbetit pasi të vëllanë e ka invalid.

“Ai vjen nga një familje e varfër dhe i di pasojat, që lidhen me deportimin e tij në Shqipëri, ku më parë ai kishte punuar në minierë dhe nuk ia dilte dot të ndihmonte prindërit e moshuar nga të ardhurat që merrte. Ai ka edhe një vëlla invalid, i cili humbi njërën këmbë gjatë një aksidenti në minierë. I pandehuri erdhi në Mbretërinë e Bashkuar ilegalisht, në pjesën e pasme të një kamioni pasi kishte marrë borxh për të hyrë në Angli. Ai u detyrua të punojë në fermën e kanabisit dhe nuk kishte zgjidhje tjetër për shkak të borxhit,”- thuhet në dokumentin e shkruar nga azilkërkuesit në Angli për rastin e Kushtrimit.

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ferme kanabisi ne angli kushtrim sinani mbretëri e bashkuar ferme kanabisi ne angli kushtrim sinani mbretëri e bashkuar

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Shkurt 2022, 17:08

Prishet trageti, anulohet udhëtimi Durrës-Ankona

DURRËS– Lundrimi me traget nga Durrësi drejt Ankonës është anuluar për shkak të një defekti që ka pësuar mjeti lundrues. Në njoftimin zyrtar nga Auto...