Aktualitet

Berisha: Basha, Veliaj, Balla e biznesmeni darkuan me Lucën, socialistët ndanë dhe hotelin

13 Shkurt 2022, 17:20 Nga DOSJA
Berisha: Basha, Veliaj, Balla e biznesmeni darkuan me Lucën,

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla dhe biznesmeni Irfan Hysenbelliu kanë darkuar së bashku në resortin “Fish City” në Labinot që është në pronësi të Gjergj Lucës, një prej njerëzve më të afërt të kryeministrit Edi Rama. Ky është denoncimi që ka publikuar sot ish-kryeministri Sali Berisha në një status në profilin e tij në Facebook ku shkruhet se takimi ka ndodhur pak ditë më parë.

Takimi sipas Berishës ka zgjatur deri në orën dy e gjysmë të mëngjesit e më pas Basha e Hysenbelliu janë larguar. Kurse Veliaj e Balla kanë preferuar të ndajnë edhe hotelin bashkë pasi e kanë kaluar natën në dhomat e resortit të Lucës. Ish-kryeministri dhe lideri historik i Partisë Demokratike shton se ky takim është një tregues i bashkëpunimit mes Bashës e Partisë Socialiste.

Denoncimi i plotë: 

Zoti Berisha, takimet e Lulzim Bashes me Taulant Ballen dhe Erion Veliajn vazhdojne. Se fundi jane mbledhur perseri te tre ne resotrin e Gjergj Luces. Kane qene dite me pare te 3 tek resorti tij ne Labinot ku ka qene dhe biznesmeni irfan hysenbelliu. Takimi eshte zhvilluar pas ores 22:30 te mbremjes dhe mjetet u pane nga shume pjestare te personelit. Taulanti e ka si shtepine e tij, po ra ne sy erion Veliaj dhe Irfani qe se bashku me Lulit I pari erdhi balla dhe Veliaj dhe me pas biznesmeni Hysenbelliu dhe Lulzim Basha. Takimin e bere tek shtepia e Gjergjit. Ju sherbeu nje personel i rezervuar dhe gatime speciale. Takimi ka zgjatur deri ne oren 2 e 30 te mengjesit. Basha dhe hysenbelliu u larguan Veliaj dhe Balla kane fjetur tek hoteli i Luces ne Fish City. Gjithcka eshte pare nga disa persona qe sherbyen, rojet private dhe te godines dhe disa shofera. Kam dashur tua sjell kete info zoti Berisha po sot mu kujtua kur ndoqa konferencen e Lul Braves, sic e quani ju. Prandaj Lul Brava nuk e permend Veliajn. Per inceneratoret permend vetem ministrat, duan si kurban Ahmetajn. Lali Hajdutin e shmang. Sepse jane ne marreveshje te tre.

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore erion veliaj gjergj luca irfan hysenbelliu lulzim basha taulant balla erion veliaj gjergj luca irfan hysenbelliu lulzim basha taulant balla

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Shkurt 2022, 17:08

Prishet trageti, anulohet udhëtimi Durrës-Ankona

DURRËS– Lundrimi me traget nga Durrësi drejt Ankonës është anuluar për shkak të një defekti që ka pësuar mjeti lundrues. Në njoftimin zyrtar nga Auto...