Aktualitet

Aktivistja: Një grua më ofroi punë në Ministri, sot ajo është pjesë e kabinetit Rama

13 Shkurt 2022, 10:50 Nga DOSJA
Aktivistja: Një grua më ofroi punë në Ministri, sot ajo

TIRANË– Aktivistja Elona Caslli ka ndarë një histori të tre viteve më parë. Në ‘Facebook’ ajo ka zbuluar se tre vite më parë, një grua të cilën e kishte takuar një herë në jetë, i kishte ofruar vend pune si këshilltare e Ministres së Kulturës Elva Margariti. Kësaj gruaje, emrin e së cilës nuk e tregon, Caslli tha se e kishte pyetur se përse atë mes qindra emrave të tjerë në Tiranë. Në përfundim aktivistja tregon se kjo grua, është tashmë pjesë e kabinetit qeveritar të Edi Ramës.

SHKRIMI:

3 vite më pas. Ka qenë një ditë e ftohtë shkurti 3 vite më parë teksa në telefon marr një mesazh nga një e njohur e një mikeshes sime që jeton jashtë. Ajo kërkonte të më takonte për një bisedë që sipas saj nuk mund të bëhej në telefon. U çudita në fakt sepse si rregull mikesha ime e ngushtë duhet të ishte në dijeni të kësaj kërkese dhe si rregull duhet të më kishte shkruar, por mendova se do kish pasur shumë gjëra në të përditshmen e saj dhe do ish udhëhequr nga logjika se mjaftonte emri i saj si pasaportë. Kështu ndodhi. Mjaftoi emri i mikeshës sime të ngushtë në parim për t’u takuar me një grua së cilës i kisha dhënë dorën veç një herë në jetë dhe për të cilën dija veçse se punonte në një universitet. Në bisedë e sipër kjo grua më thotë se Ministrja e Kulturës Elva Margariti kishte nevojë për një këshilltare në ministrinë që drejtonte dhe “”krejt rastësisht” kësaj gruaje i kishte shkuar ndërmend emri im ose më saktë emri i një individi që ishte në protestën kundër shembjes së Teatrit Kombëtar. Në diskutim e sipër kësaj gruaje i kam bërë veç një pyetje për të cilën nuk mora kurrë përgjigje. Pyetja ishte- Pse pikërisht emri im mes qindra emrave në Tiranë?! E mbrapshta në këtë histori ishte që mikesha ime që jeton jashtë, nuk dinte asgjë për këtë histori dhe asgjë për këtë ofertë. Isha unë që e informova për gjithçka, pasi pala tjetër kish heshtur. Në mandatin e tretë të Rilindjes, kjo gruaja që më ofroi vendin e këshilltares pranë Elva Margaritit, u bë pjesë e kabinetit qeveritar të Edi Ramës. Post Scriptum- Të na rrojë Partia! Elona Caslli

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet edi rama elona caslli elva margariti kabineti rama edi rama elona caslli elva margariti kabineti rama

Sondazh

Poll