Aktualitet

Rritja e çmimit të naftës! Fermerët e Devollit në protestë: Jemi me minus, fondi mashtrim

13 Shkurt 2022, 07:40 Nga DOSJA
Rritja e çmimit të naftës! Fermerët e Devollit në

KORÇË– Fermerët e Devollit protestuan ditën e sotme para drejtorisë së Bujqësisë Devoll së bashku me mjetet e tyre. Fermerët dolën në protestë për shkak të rritjes së çmimit të naftës dhe plehrave kimike, shqetësim që i mundon prej vitesh.

Fermerët u shprehën për mediat që ishin të pranishme, se nuk kanë asnjë mbështetje nga shteti, ndërsa theksuan se problematikë e shtuar për këtë sektor është çmimi i naftës, skemat e subvencioneve apo dhe rritja e çmimit të plehrave kimike. Disa fermerë janë shprehur se kanë dalur me minus e të tjerë që nuk kanë pasur fare fitime. Fondi që u dha nga ministria e Bujqësisë, për fermerët është një mashtrim i madh.

‘Cudia ishte rakordimi i një fondi për bashkitë për shitjet. Fondi prej 26 mln euro do ishte drejtpërdrejt për fermerët. Prej 3 vitesh dalim me minus. Ky është fondi më i madh tha ministria por është një mashtrim. Por fermërët do të paguajnë më shumë. Është një vit shumë i keq për bujqësinë”– u shpreh një fermer.

Ata i dërguan fillimisht komisariatit të policisë mbështetje dhe lejen për organizimin e protestës. Në shenjë simbolike, fermerët kanë fikur mjetet dhe i kanë parkuar në anë të rrugës. Çmimi i naftës në Korçë ka arritur në 198 lekë të reja, ndërkohë sipas fermerëve disa lloje të plehrave kimike, të cilat janë të domosdoshme për ta, janë dyfishuar në çmim.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Protestojnë për çmimet, fermeri: Djemtë e Devollit janë pa martuar, s’ka dasma

Protesta/ Fermeri: Po u vazhdua kështu, s’do ketë njeri në fshat

PAMJE/ Fermerët protestojnë para Drejtorisë së Bujqësisë: E pakuptimtë rritja e çmimeve

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet devoll fermeret ne devoll protesta e fermereve ne devoll rritja e cmimit te naftes devoll fermeret ne devoll protesta e fermereve ne devoll rritja e cmimit te naftes

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Shkurt 2022, 11:23

Rusia e ka rrethuar Ukrainën nga tre anët

RUSI-Rusia dhe Ukraina janë shumë pranë luftës.Sipas vlerësimeve të fundit të SHBA-së, frika për një pushtim të mundshëm është e madhe.Ndërsa përpjekjet diplomt...