Bota

I hoqën internetin! Adoleshenti vret prindërit dhe vëllain, i tregon fqinjit: I kam vrarë

13 Shkurt 2022, 07:34 Nga DOSJA
I hoqën internetin! Adoleshenti vret prindërit dhe vëllain, i

SPANJË– Një 15-vjeçar spanjoll ka vrarë prindërit dhe vëllain e tij të vogël, duke tronditur opinionin publik spanjoll. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Elçe, ndërkohë që janë bërë të ditur më shumë detaje nga kjo ngjarje horror. I riu, pasi i ka vrarë, i ka mbajtur kufomat për 3 ditë në shtëpi, ditë në të cilat nuk ka shkuar në shkollë.

Policia aktualisht për shkaqet e kësaj vrasjeje të trefishtë brenda familjes, ndërsa mediat spanjolle publikojnë se gjithçka lidhet me notat e këqija që merrte adoleshenti në shkollë. Sipas “El Pais”, pas një sherri me të ëmën, kjo e fundit i ka hequr internetin djalit të saj për ta dënuar.

Gjithçka u zbulua pasi djali ka takuar rastësisht në rrugë një nga fqinjët, që e pyeti se përse kishte disa ditë që nuk ia kishte parë prindërit. Fare qetësisht, djali iu përgjigj se i kishte vrarë disa ditë më parë. Fqinja njoftoi të afërmit e djalit, të cilët shkuan në shtëpi dhe zbuluan krimin makabër.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota djali vret prinderit dhe vellain spanje vrasje ne spanje djali vret prinderit dhe vellain spanje vrasje ne spanje

Sondazh

Poll