Bota

E vranë dhe i fshehën trupin fëmijës për 5 vite në shtëpi, arrestohet çifti në Greqi

12 Shkurt 2022, 21:02 Nga DOSJA
E vranë dhe i fshehën trupin fëmijës për 5 vite në

GREQI – Shteti helen është tronditur nga zbulimi i një krimi monstruoz të ndodhur 5 vjet më parë. Një 29-vjeçare greke vrau djalin e saj 7 vjeç së bashku me partnerin e saj polak 33 vjeç qytetin Kypseli. Policia greke mundi sot të arrestonte çiftin dhe ata treguan të gjithë ngjarjen horror dhe se si e kishin fsheur krimin dhe kufomën e fëmijës.

Në 2017, partneri polak i 29-vjeçares detyroi fëmijën të qëndronte në këmbë pa ngrënë dhe pa pirë. Pasi ai filloi të qante, 33-vjeçari i mbylli gojën dhe hundët me letër ngjitëse. Si pasojë e asfiksisë, djali vdiq. Gruaja tregoi në polici se e ka parë të gjithë ngjarjen dhe nuk ndërhyri për t’i shpëtuar jetën të birit. Më pas, ata e vendosën trupin e viktimës në papafingo. Kur u transferuan nga rruga Skiathu në Astipaleas, ata e fshihte trupin në një kuti të sendeve riparuese.

Çifti i monstrave u arrestua pasi u pikasën disa kocka që dilnin nga një kuti pajisjesh në ballkonin e një apartamenti në rrugën Astipaleas. Në këtë banesë jetonte çifti i sipërpërmendur.

Burimi: The Toc

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni vrasje horror ne greqi vrasje horror ne greqi

Sondazh

Poll