Bota

Ukraina në alarm të kuq-mund ta pushtojë Rusia nga dita në ditë. Biden bisedë me Putin

12 Shkurt 2022, 07:44 Nga DOSJA
Ukraina në alarm të kuq-mund ta pushtojë Rusia nga dita në

KIEV– Ukraina është nën kontrollin e njësive ushtarake ruse që kanë zabtuar kufijtë e saj verior, lindor dhe jugor duke rritur rrezikun e një konflikti të ashpër mes dy vendeve që përllogaritet se mund të shkaktojë dhjetra mijëra viktima. Frikën për nisjen e një lufte e ka shtuar presidenti amerikan Joe Biden, i cili dhënë njoftimin më të fortë publik deri më tani. Ai u bëri thirrje qytetarëve amerikanë në Ukrainë që të largohen sa më shpejt të jetë e mundur për shkak të rrezikut të shtuar të pushtimit rus, gjë që lë të kuptohet se situata në kufi mes dy vendeve nuk është e mirë. 

“Gjërat mund të dalin nga kontrolli shumë shpejt,”- tha ai për NBC. Ndërsa sqaroi se nuk do të dërgonte trupa amerikane në Ukrainë, madje as për transportin e sigurt të bashkatdhetarëve të tyre, sepse mund të konsiderohet si provokim dhe mund të shkaktojë një luftë botërore. “Po flasim për një nga ushtritë më të mëdha në botë. Nëse amerikanët dhe rusët fillojnë të qëllojnë kundër njëri-tjetrit, atëherë ne jemi në një botë shumë të ndryshme.”

Shumë kishin spekuluar se Vladimir Putin nuk do të pushtonte gjatë Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit (që përfundonin më 20 shkurt) për të mos mërzitur homologun e tij kinez Xi Jinping. Por CIA ka mësuar detaje të tjera! Revista gjermane Der Spiegel lëshoi ​​paralajmërimin më urgjent për aleatët e NATO-s deri më tani për një sulm të afërt rus në Ukrainë. Bazuar në informacionet e reja, ekziston frika se një sulm mund të ndodhë të mërkurën e ardhshme, më 16 shkurt.

Spiegel gjithashtu raporton se Shtetet e Bashkuara kanë dhënë detaje për detajet e pushtimit rus dhe detyrat që do të marrë çdo njësi ushtarake.
Megjithatë, ndërkohë që paralajmërimet intensifikohen, sot, të shtunë, pritet të vazhdojnë përpjekjet diplomatike për deeskalim të situatës dhe arritjen e një marrëveshjeje mes palëve. Presidenti Putin ka zhvilluar një bisedë me homologun francez Emannuel Macron si dhe homologun amerikan Joe Biden. Dy presidentët i kanë kërkuar Putin që të zmbrapes ushtrinë dhe konflikti të zgjidhet në mënyrë paqësore.

Biseda të pafrytshme

E gjithë kjo vjen pas raundit të ri të djeshëm të konsultimeve për paqen në kuadër të “Grupit të Normandisë” (Rusi, Ukrainë, Francë, Gjermani), që u zhvillua në Berlin, i cili përfundoi pa rezultat. Përfaqësuesit e të katërt vendeve nuk arritën të lidhin pikëpamjet divergjente për interpretimin e marrëveshjeve të paqes të Minskut në Donbas. Ministri i Jashtëm ukrainas Dmitry Kuleba ka hedhur poshtë presionin e Moskës për bisedime të drejtpërdrejta midis Kievit dhe separatistëve rusishtfolës.

“Nëse e bëjmë këtë, atëherë do të ndryshojë statusi i Rusisë, e cila, si pjesë e konfliktit, do të bëhet ndërmjetëse. Ne kurrë nuk do ta pranojmë këtë”, tha ai.

Në Moskë, Ministria e Jashtme shprehu pakënaqësinë e saj për faktin se BE dha një përgjigje kolektive ndaj propozimeve të sigurisë të dërguara nga qeveria ruse për secilin prej 27 vendeve anëtare të saj. Zëdhënësi i Kremlinit përmendi gjithashtu gabimin e sekretares së jashtme britanike Lis Trace (u provokua nga Sergei Lavrov dhe ngatërroi dy rajone ruse, si ukrainase) si një shenjë të injorancës së liderëve perëndimorë për situatën reale në rajon.

Por si ka nisur konflikti?

Tensionet e Luftës së Ftohtë arrijnë kulmin 8 vjet pasi Rusia aneksoi gadishullin jugor të Krimesë të Ukrainës. Që atëherë, ushtria ukrainase është përfshirë në një luftë të vazhdueshme me rebelët e mbështetur nga Rusia në provincat lindore pranë kufirit. Nga ana tjetër Rusia ka mbështetur një kryengritje të përgjakshme të armatosur në rajonin lindor të Donbasit të Ukrainës që nga viti 2014. Rreth 14,000 njerëz – përfshirë shumë civilë – janë vrarë në luftime që nga ajo kohë. Megjithatë marrëveshja e paqes e Minskut – e cila synonte t’i jepte fund konfliktit në Ukrainën lindore – duket se nuk ka më ndikim. Rusia këmbëngul se trupat e saj do të kthehen në bazat e tyre të përhershme pas përfundimit të stërvitjes. E gjitha sepse Kremlini nuk mund të pranojë që Ukraina – një ish-republikë sovjetike me lidhje të thella sociale dhe kulturore me Rusinë – mund të bashkohet me NATO-n.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Përshkallëzimi i konfliktit, vendet europiane u kërkojnë qytetarëve të largohen nga Ukraina

24 orë tension, presidenti ukrainas: Besojmë te diplomacia, por jemi gati për gjithçka

Taktikat/ Rusia e ka rrethuar Ukrainën nga tre anët. Ja ku mund të nisë pushtimi i vendit

Frika nga lufta, Kanadaja ndryshon ambasadën në Ukrainë, e heq nga Kievi e çon në Lviv

Ministri i Jashtëm turk: Bisedova me Moskën dhe Minskun, s’ka plan për pushtimin e Ukrainës

Biseda Putin-Biden, Kremlini: Pushtimi i Ukrainës supozim nga amerikanët

Kriza Ukrainë-Rusi, Vuçiç porosit sasi të mëdha ushqimesh

Biseda mes Putin dhe Biden, zyrtari amerikan: Rusia edhe mund të vazhdojë me sulmet

Biseda me Putin, Shtëpia e Bardhë: Kosto të rënda për Rusinë nëse pushton Ukrainën

Dalin pamjet, ashpërsohet situata në Ukrainë: Ka të shtëna

Ministri ukrainas i mbrojtjes: Nuk do të heqim dorë nga tokat tona, do luftojmë

Konflikti me Rusinë, qytetarët ukrainas marshojnë për të treguar unitet

Konflikti në Ukrainë, përfundon telefonata mes Biden dhe Putin, priten detajet

Rritet tensioni për Ukrainën, Putin dhe Macron 1 orë e 40 minuta në telefon

Akuzat e Moskës për zgjerimin, NATO.Diplomati i lartë përmend dhe Shqipërinë për…

‘Të largohen sa më parë’, REL: Nuk dihet sa është numri shqiptarëve në Ukrainë

Lufta afër! Meta shpërndan njoftimin: Shqiptarët të largohen nga Ukraina!

“Rusia pushton Ukrainën së shpejti”, reagon Moska pas paralajmërimeve të SHBA

Prag lufte, Ministria e Jashtme: Shqiptarë, largohuni nga Ukraina! Telefononi këtu…

Rrezikojnë luftë me Rusinë, MPJ e Ukrainës: Qëndroni të bashkuar dhe të qetë

Lufta ‘tek dera’! Kjo është arsyeja pse mësuesi i anglishtes nuk ikën nga Kievi

Kriza e Ukrainës në prag lufte, flasin ekspertët: Gjendja vlerësohet shumë serioze!

TANKET GATI! Çfarë dihet rreth frikës së fillimit të një lufte mes Rusisë dhe Ukrainës?

Sinjali URGJENT nga CIA: Përgatituni! Ja data kur Rusia do të pushtojë Ukrainën

(I.A;k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota konflikti rusi-ukraine konflikti rusi-ukraine

Sondazh

Poll