Bota

Përshkallëzimi i konfliktit, vendet europiane u kërkojnë qytetarëve të largohen nga Ukraina

12 Shkurt 2022, 21:53 Nga DOSJA
Përshkallëzimi i konfliktit, vendet europiane u kërkojnë

UKRAINË- Shtete të shumta u kanë kërkuar qytetarëve të tyre që jetojnë në Ukrainë të largohen nga vendi. CNN shkruan se kjo gjë ka ardhur për shkak të përshkallëzimit të situatës mes Rusisë dhe Ukrainës. Disa nga vendet që u kanë kërkuar qytetarëve të tyre të evakuohen nga Ukraina, apo të evitojnë çdo udhëtim në Ukrainë janë Izraeli, Sllovakia, Sllovenia, Franca, Suedia si dhe Danimarka.

Izraeli

Izraeli ka informuar qytetarët e tij që të largohen nga Ukraina, pasi frika rritet për një pushtim të mundshëm rus. Njoftimi vjen një ditë pasi Ministria e Jashtme e Izraelit njoftoi se po tërhiqte familjet e diplomatëve të saj që shërbenin në Ukrainë, sepse vlerësoi se ushtria ruse kishte mbledhur forca të mjaftueshme përgjatë kufirit për të pushtuar. Kryeministri Naftali Bennett u takua me ministra dhe zyrtarë të lartë të shtunën për të diskutuar përgatitjet e mundshme të evakuimit. Rreth 10,000-15,000 izraelitë jetojnë në Ukrainë, shumica ose të lidhur me sektorin e teknologjisë ose duke studiuar në universitete. Ministria tha se ambasada e saj në Kiev do të vazhdojë të funksionojë me fuqi të plotë, me staf shtesë që do të vijë për të mbështetur rritjen e pritshme të kërkesës për shërbime konsullore. Ministrat izraelitë kanë diskutuar gjithashtu mundësinë për të ndihmuar komunitetin më të gjerë hebre të Ukrainës, i cili vlerësohet të jetë midis 150,000-200,000.

Sllovakia dhe Sllovenia

Sllovakia dhe Sllovenia të shtunën këshilluan qytetarët e tyre që të mos udhëtojnë në Ukrainë. Ministria e Punëve të Jashtme të Sllovakisë u tha qytetarëve që të mos udhëtojnë në Ukrainë në asnjë rrethanë. Ministria sllovake u rekomandon atyre që aktualisht janë në Ukrainë që të gjejnë një akomodim që nuk ndodhet brenda ose afër rajoneve të vetëqeverisura – duke përfshirë pjesë të rajonit të Luhanskut dhe rajonit të Donetskut, Krimesë dhe Sevastopolit. Qeveria sllovene gjithashtu këshilloi qytetarët e saj të mos udhëtojnë në Ukrainë.

Franca, Suedia dhe Danimarka

Franca i ka këshilluar qytetarët e saj kundër të gjitha udhëtimeve në Ukrainë. Në kontekstin e tensioneve të krijuara nga përqendrimi i trupave ruse në kufijtë e Ukrainës, rekomandohet që të jenii tepër vigjilentë thuhet nga autoritetet franceze. Suedia të shtunën u kërkoi qytetarëve të saj të largoheshin nga Ukraina dhe këshilloi kundër të gjitha udhëtimeve në vend, duke iu bashkuar një morie vendesh të tjera që përditësojnë këshillat e tyre të udhëtimit. Të premten, Danimarka këshilloi shtetasit danezë të largoheshin nga Ukraina, në dritën e situatës serioze të sigurisë brenda dhe rreth vendit. Ndërkohë që ambasada daneze në Kiev mbetet e hapur dhe funksionale për momentin.

LAJMI KRYESOR: Ukraina në alarm të kuq-mund ta pushtojë Rusia nga dita në ditë. Biden bisedë me Putin

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota danimarka franca izraeli konflikti ukraine-rusi sllovakia sllovenia suedia danimarka franca izraeli konflikti ukraine-rusi sllovakia sllovenia suedia

Sondazh

Poll