Bota

24 orë tension, presidenti ukrainas: Besojmë te diplomacia, por jemi gati për gjithçka

12 Shkurt 2022, 21:44 Nga DOSJA
24 orë tension, presidenti ukrainas: Besojmë te diplomacia, por jemi

KIEV – Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski tha se vendi i tij është i përgatitur për çdo situatë të papritur përballë Rusisë. Teksa 24 orët e fundit kanë qenë të tensionuara dhe intensive, në ballafaqimin me gazetarët, kreu i shtetit ukrainas tha se beson deri në fund të zgjidhja diplomatike dhe politika për daljen nga ngërçi mes Kievit dhe Moskës. Ai shtoi se qeveria ukrainase po merr informacione nga shërbimet sekrete të saj dhe të vendeve partnere për situatën në fjalë. Megjithatë, Zelenski nënivizoi se sido që të rrjedhin ngjarjet, Ukraina duhet të mbështetet te fuqia e saj dhe se është gati të përballet me gjithçka.

Ai u tregua i ndërgjegjshëm se sulmet ushtarake ndodhin pa paralajmërim, referuar lajmeve se Moska po përgatitet për të goditur dhe pushtuar Ukrainën.

“Qeveria e Ukrainës është në dijeni të rrezikut të përshkallëzimit të situatës nga Federata Ruse dhe po përgatitetemi për çdo zhvillim duke qenë në kontakt të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë për të zgjidhur çështjen me mjete politike dhe diplomatike. I kuptoj të gjitha rreziqet pasi po marrim informacione nga burime të ndryshme duke përfshirë edhe agjencitë e inteligjencës të Ukrainës dhe të vendeve partnere. Duhet të mbështetemi te fuqia jonë. I kuptojmë se këto gjëra mund të ndodhin pa paralajmërim. Ajo çfarë ka më shumë rëndësi është se ne jemi të përgatitur për gjithçka”, deklaroi presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski.

Sot presidenti amerikan Biden i tha homologut rus Vladimir Putin në një bisedë telefonike se Rusia do të përballet me pasoja të rënda nëse sulmohet Ukraina. Kremlini i konsideroi pretendimet e SHBA se Moska do të pushtojë së shpejti fqinjin ukrainas si “histeri”.

LAJMI KRYESOR: Ukraina në alarm të kuq-mund ta pushtojë Rusia nga dita në ditë. Biden bisedë me Putin

(d.v/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota konflikti rusi-ukraine volodimir zelenski konflikti rusi-ukraine volodimir zelenski

Sondazh

Poll