Bota

Vranë 9 të pafajshëm, ushtria franceze eliminon 40 terroristë në Afrikë

12 Shkurt 2022, 22:10 Nga DOSJA
Vranë 9 të pafajshëm, ushtria franceze eliminon 40

BENIN – Forcat e Armatosura franceze vranë gjatë një operacioni 40 terroristë në Benin. Zyra e shtypit e ushtrisë franceze tha se të eliminuarit janë përgjegjës për dy sulme vdekjeprurë në Parkun Kombëtar të Beninit ku u vranë 9 veta, mes tyre 5 shtetas francezë.

Ky operacion u krye në bashkëpunim me ushtrinë e Burkina Fasos. 10 prej terroristëve u vranë nga 30 goditje të dronëve ushtarakë.

Në 8 tetor, një grup terroristësh vranë 9 persona në Parkun Kombëtar të Beninit. 5 prej viktimave ishin punonjës të parkut me kombësi franceze.

Burimi: Anadolu Agency

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota afrikë vriten 30 terroriste ne benin afrikë vriten 30 terroriste ne benin

Sondazh

Poll