Bota

Kërcet arma në Prishtinë, plagoset një person, në gjendje të rëndë për jetën

12 Shkurt 2022, 22:06 Nga DOSJA
Kërcet arma në Prishtinë, plagoset një person, në

KOSOVË- Një person është plagosur mbrëmjen e sotme në Prishtinë. Mësohet se një 33-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri në rrugën “George Bush”. Gazeta Ekspress shkruan se Policia e Kosovës ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 21:00, ku kanë arritur ta arrestojnë të dyshuarin. Ndërkohë që i plagosuri, i cili nuk është identifikuar ende, ndodhet në spital, në gjende të rëndë shëndetësore.

Njoftimi i Policisë:

“Pas marrjes së informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore, të cilat menjëherë kanë arrit të identifikojnë dhe arrestojnë personin e dyshuar. I.I, mashkull 33 vjeç, i është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast një person është lënduar, dyshohet nga arma e zjarrit”

Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin.

(I.A/doska.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni plagosje ne prishtine plagosje ne prishtine

Sondazh

Poll