Bota

Ministri i Jashtëm turk: Bisedova me Moskën dhe Minskun, s’ka plan për pushtimin e Ukrainës

12 Shkurt 2022, 20:31 Nga DOSJA
Ministri i Jashtëm turk: Bisedova me Moskën dhe Minskun, s’ka

TURQI – Ministri i Jashtëm i Turqisë Mevlut Çavusoglu deklaroi se nuk ka plan për pushtimin e Ukrainës. Në një prononcim për CNN turk, kryediplomati tha se ka biseduar me zyrtarë në Rusi dhe Bjellorusi prej të cilëve ka marrë informacione se nuk ka asnjë plan për pushtimin ushtarak të Kievit. Ai bëri thirrje për ulje të tensioneve mes palëve.

“Mediat e huaja raportuan herët më sot se Rusia mudn të pushtojë Ukrainën në çdo moment. SHBA thotë se një luftë në shkallë të gjerë mund të shpërthejë së shpejti. Burimet ruse dhe bjelloruse, me të cilët bisedova e mohojnë këtë gjë (pushtimin). Kemi nevojë të përqëndrohemi te ulja e tensioneve. Rusia dhe NATO janë në korrespondencë. Do të ishte e paarsyeshme të prisnim që gjithë këto çështje të zgjidhen me një ose dy letra. Do të ishte e gabuar që për Rusinë që të lançojë një operacion pushtues, ndërsa procesi i bisedimeve vazhdon”, theksoi ministri turk Çavosoglu.

Pasditen e sotme, presidenti amerikan Joe Biden dhe presidenti rus Vladimri Putin biseduan në telefon lidhur me Ukrainën. Shefi i Shtëpisë së Bardhë dhe se do të kishte pasoja të rënda për Rusinë dhe do të dobësonte pozitën e saj nëse do pushtone Ukrainën. Pas përfundimit të telefonatës, Kremlini i quajti pretendimet e Uashingtonit për pushtim të Ukrainës në çdo moment si fantazi.

LAJMI KRYESOR: Ukraina në alarm të kuq-mund ta pushtojë Rusia nga dita në ditë. Biden bisedë me Putin

Burimi: Tass

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota konflikti rusi-ukraine mevlüt çavuşoğlu konflikti rusi-ukraine mevlüt çavuşoğlu

Sondazh

Poll