Aktualitet

FT/ Zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, KQZ publikon modelin e fletëve të votimit

12 Shkurt 2022, 20:01 Nga DOSJA
FT/ Zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, KQZ publikon modelin e

TIRANË – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi sot dhe formatin e fletëve të votimit që do të përdoren në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit në bashkitë e Shkodrës, Durrësit, Vorës, Rrogozhinës, Dibrës dhe Lushnjes. Fletët e votimit u publikuan në faqen zyrtare të KQZ.

Sipas, renditjes në Dibër janë vendosur: Premtim Kryemadhi (Shtëpia e Lirisë), Luan Haka (PD), Rrahim Spahiu (PS) dhe Dritan Torba (Lëvizja e Re).

Në Durrës, kandidatët janë vendosur sipas radhës: Ardian Muka (Shtëpia e Lirisë), Emiriana Sako (PS) dhe Luan Hoti (PD).

Në Lushnje: Eriselda Sefa (PS), Indrit Sefa (PD) dhe Elton Bano (Shtëpia e Lirisë).

Në Rrogozhinë: Ferdinand Saraçi (PD), Edison Memolla (PS) dhe Hekuran Xhani (Shtëpia e Lirisë).

Në Shkodër: Majlinda Angoni (PS), Bardh Spahia (Shtëpia e Lirisë) dhe Xhemal Bushati (PD).

Sot, KQZ miratoi vendosjen me short të kandidatëve dhe forcave politike në fletët e votimit për zgjedhjet e 6 marsit.

Cilat bashki janë pa kryetar?
Për momentin Shkodra është drejtohet nga një kryetare me mandat të përfunduar kushtetues, Voltana Ademi, e cila u rikthye në detyrë pas largimit të Valdrin Pjetrit. Dibra mbeti pa kryetar bashkia pasi Dionis Imeraj dha dorëheqjen. Durrësi ka Emirjana Sakon, pasi Valbona Sako u largua nga pozicioni i saj si kryebashkiake pas një gafe që bëri pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit. Kryebashkiaku Haxhi Memolla u nda nga jeta dhe për pasojë në krye të bashkisë së Rrogozhinës u komandua Edison Memolla. Lushnja pasi kryebashkiaku Fatos Tushe u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore kqz zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 kqz zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll