Aktualitet

VD/ Agravon protesta e banorëve të “5 majit”, përplasje dhe shtyrje me policinë

12 Shkurt 2022, 16:36 Nga DOSJA
VD/ Agravon protesta e banorëve të “5 majit”,

TIRANË – Protesta e banorëve të “5 majit”, Laprakës dhe Paskuqanit agravoi me policinë teksa forcat e rendit shtynë me forcë një grup protestuesish duke bërë që një grua të rrëzohet. Kjo ka ngjallur indinjatën e pjesëmarrësve në protestë duke kërkuar që forcat e rendit të mos tejkalojnë kufirin e përdorimit të forcës ndaj tyre. Ata janë irrituar me faktin se policia nuk duhet t’i bllokojë në protestën e tyre pasi i kanë njoftuar paraprakisht.


Banorët e këtyre zonave të kryeqytetit janë bashkuar në më pak se një muaj pasi përveç shembjes së shtëpive në “5 maj” nga Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë së Tiranës, edhe banorët e Paskuqanit kanë treguar se janë në rrezik të mbeten pa shtëpi pasi është devijuar projekti i Unazës së Madhe.

LAJMI KRYESOR: Banesat te “5 maji”, banorët dalin sërish në protestë, policia tërheq zvarrë një person

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet protestojne banoret e 5 majit protestojne banoret e 5 majit

Sondazh

Poll