Aktualitet

Vjedhje, falsifikim dokumentesh dhe zjarrvënie, arrestohen 5 persona në Durrës

12 Shkurt 2022, 17:36 Nga DOSJA
Vjedhje, falsifikim dokumentesh dhe zjarrvënie, arrestohen 5 persona

DURRËS- Pesë persona janë arrestuar ditën e sotme në Durrës për vepra të ndryshme penale. Mësohet se dy persona janë arrestuar pasi akuzohen për vjedhje ne seri. Ata u kapën në flagrancë duke vjedhur në një lokal, si dhe po ashtu janë autorë të dy vjedhjeve të mëparshme. Një tjetër person u arrestua pasi ka vendosur zjarrin në lokalin e një personi tjetër. Ndërkohë që dy persona të tjerë janë arrestuar pasi janë kapur duke tentuar të kalojnë kufirim me dokumenta të falsifikuara

Njoftimi i Policisë:

Vihen në prangat e policisë 5 shtetas për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim: shtetasit; H., 21 vjeç, dhe E. R., 28 vjeç, banues në lagjen Nr.16 Durrës, pasi u kapën nga shërbimet e Policisë duke vjedhur në lokalin e shtetasit P. F. Nga veprimet hetimore të kryera, këta shtetas dyshohen të jenë autorë të 2 vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë, konkretisht: -Më datë 11.01.2022, në lagjen Nr. 18 Durrës, dyshohet se ka vjedhur në dyqanin e shtetasit B. K. -Më datë 27.01.2022, në lagjen Nr. 17 Durrës, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit A. D.

Po nga Specialistët për Hetimin e Krimeve u arrestua në flagrancë shtetasin K. S., 31 vjeç, banues në lagjen Nr. 18 Durrës, pasi dyshohet se ka dëmtuar me zjarr lokalin e shtetasit F. S. Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, arrestuan në flagrancë për veprat penale “Falsifikimi i dokumentave” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, shtetasit: S., 29 vjeç, banues në Tropojë, dhe Y. J., 24 vjeç, banues në Kosovë, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë, në PKK Port Durrës, duke tentuar të kalojnë kufirin, me dokumenta të falsifikuara. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 5 persona policia e durresit arrestohen 5 persona policia e durresit

Sondazh

Poll