Aktualitet

Ishte në takim me Ramën, banorja e “5 majit”: Fshinë 17-20 minuta video,besoj te Strasburgu

12 Shkurt 2022, 16:32 Nga DOSJA
Ishte në takim me Ramën, banorja e “5 majit”: Fshinë

TIRANË – Banorja e zonës së “5 majit” Lorena Nikolla tha se do ta dërgojë çështjen e shembjes së shtëpisë së saj në Strasburg. Në protestën e sotme të banorëve të Paskuqanit, Laprakës dhe “5 majit” në Medrese, Nikolla tregoi se Rama u soll i xhindosur në takimin e fundit me të dhe banoren tjetër të “5 majit” Liza Markun. Ajo kërkoi që të publikohet pjesa prej 17-20 minutash e reagimit të ashpër të Ramës ndaj kërkesave të tyre. Lorena Nikolla tha se ka besim që çështja e banorëve të këtyre zonave që preken nga projekti i Unazës së madhe të fitojë.

“Keni vetëm një kasolle çfarë do në këmbim? Për momentin u preka, ata duan të kapen me fjalë. U zhgënjeva se Rama tha do ju dëgjojë. Ka fshirë 17 ose 20 minuta daljen tonë. Janë momentet, unë se marr vesh se ashtu është normalisht, përplaste tavolinën thoshte pusho, pusho. I bëjmë thirrje që ti nxjerrë se është i lezteshëm kur përplas tavolinën. Nëse unë do ndihem pa rrugëdalje, normalisht do ia vë flakën. Avokatja Adriana Kalaja më ka dhënë shumë shpresë se do fitojmë. Kemi kallëzuar në SPAK Nanon, Qaton, Ahmetajn, Spiropalin dhe Ramën.  Besoj në Strasburg, këtu jo. Atë që është e ligjshme do ta çoj deri në fund. Për gjërat e tjera, s’mbaj përgjegjësi”, tha banorja e “5 majit” Lorena Nikolla.

LAJMI KRYESOR: Banesat te “5 maji”, banorët dalin sërish në protestë, policia tërheq zvarrë një person

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet banoret e 5 majit banoret e 5 majit

Sondazh

Poll