Aktualitet

U padit nga LSI, SPAK nis hetimet ndaj kryebashkiakut të Vorës Gentian Picari

12 Shkurt 2022, 19:12 Nga DOSJA
U padit nga LSI, SPAK nis hetimet ndaj kryebashkiakut të Vorës Gentian

TIRANë – Kryebashkiaku i Vorës Gentian Picari po hetohet nga Prokuroria e Posaçme e Antikorrupsionit për veprat penale “Shpërdorim detyre”,  “Korrupsionit aktiv në zgjedhje” dhe “Grup të strukturuar kirminal.

Ai është paditur nga ish-koordinatori i LSI Vojo Bregu për abuzimet me fondin e rindërtimit duke rritur vlerën e dëmeve të 43 banesave të goditura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 nëpërmjet një grupi pune. Ky grup ekspertësh rikategorizoi godinat e dëmtuara nga DS1-DS2 në DS4-DS5.

Ndër të tjera, Picari është paditur dhe për punësimin e 73 personave në administratë, në kundërshtim me ligjin dhe me vendimin e KQZ për të pezulluar punësimet gjatë fushatës elektorale. Çështja u pushua nga prokurori Dritan Prençi në 12 mars 2021, i cili vendosi që të mos vazhdojë më tej hetime. Më pas, Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar rrëzoi kërkesën e SPAK-ut për pushimin e çështjes nda Picarit dhe vendosi rihetimin në gusht 2021.

Ish-koordinatori i LSI Vojo Bregu beson se të gjitha veprat penale janë kryer nga kryebashkiaku i Vorës në mënyrë që sigurojë votat gjatë zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021.

Nisja e hetimeve nga drejtësia e ka detyruar Kryesinë e Partisë Socialiste të përzgjedhë Mersin Muratin për kandidat të PS në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit në Vorë.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet gentian picari ne spak vojo bregu con ne spak kryebashkiakun e vores gentian picari ne spak vojo bregu con ne spak kryebashkiakun e vores

Sondazh

Poll