Aktualitet

Protesta e banorëve të 5 Majit,banorët:Rama ka përdorur gjuhë arrogante, është tallur me ne

12 Shkurt 2022, 16:52 Nga DOSJA
Protesta e banorëve të 5 Majit,banorët:Rama ka përdorur

TIRANË- Banorët e zonës së 5 majit, Laprakës dhe Paskuqanit kanë deklaruar se shteti nuk u ka dhënë zgjidhje për prishjen e banesave. Gjatë protestës së sotme, ata kanë deklaruar se Rama gjatë takimit me ta u sollë në mënyrë arrogante dhe se u tall me ta.

“Nuk na ka dhënë zgjidhje, aty në TV na thonë ndryshe se do marrim 100% metër për metër por mbeten vetëm fjalë pa u firmosur askund. Ai thjesht na i jep në televizor por jo në realitet me kontratë ekzistuese”, tha një protestuese.

“Komunikimi i kryeministrit ka qenë nul fare atë ditë se nuk u ka dhënë asnjë lloj përgjigjie banorëve. Ai ka përdorur një gjuhë arrogante ndaj banorëve, vetëm është tallur me ne. Në numra jemi pak sepse kanë hyrë ata patronazhistat mes nesh dhe presione në shtëpi. Kush është në punë, nuk guxon me ardh këtu. Pra nga presioni i bërë këtu nuk janë shumë veta në protestë,” tha një tjetër protestues.

LAJMI KRYESOR: Banesat te “5 maji”, banorët dalin sërish në protestë: Kryeministri përplaste tavolinën

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet protesta e banoreve te 5 majit protesta e banoreve te 5 majit

Sondazh

Poll