Aktualitet

“Policët që na shtynë i falim për sonte”, banori i “5 majit”: Duhet revolucion, jo protestë

12 Shkurt 2022, 16:57 Nga DOSJA
“Policët që na shtynë i falim për sonte”, banori

TIRANË – Njëri prej banorëve të “5 majit” iu drejtua sot forcave të rendit në rrugën e Medresësë që të mos i shtynin dhe t’i bindeshin kryeministrit Edi Rama. Me megafon në dorë, ai tha se i ka falur efektivët e rendit për sjelljen e ashpër pasi shtynë me forcë një grup protestuesisht dhe rrëzuan një grua. Banori u bëri thirrje policëve që të mos i pengojnë qytetarët të protestojnë. Ai akuzoi kryeministrin Rama se po shpopullon Shqipërinë për të nënshtruar sa më shumë qytetarët. Sipas tij, ka ardhur koha jo për të protestuar, por për të realizuar revolucion në Shqipëri.

“U lutem, policëve të thjeshtë dhe ata që  na shtynë. Ua falim për sonte, ju faltë zoti, por na lini rehat. U kemi thënë 1 milionë herë. ça do bëni kur tju prishin shtëpinë, t’ju dalë nëna, babai dhe fëmija? Pse vini na shtyni, pse i hidhni njerëzit tokë? Jemi njerëzit tuaj, komshinjtë tuaj. Pse e dëgjoni Ramën është serb, po na shet ne shqitparëve. Nuk po flas vetëm nga halli. Atë e ka mësuar Erdogani, shpopullo popullin, që të ikin të gjithë jashtë shtetit. Ne nuk kemi për të ikur. Do jemi deri vdekje kundër teje, se s’ke parë ndonjë opozitë në botë që nuk përkrah shqiptarët. Jo protestë, por bëhet revolucion. Shikoni në Francë, Belgjikë, edhe policia iu bashkua”, deklaroi njëri prej protestuesve sot në Medrese.

LAJMI KRYESOR: Banesat te “5 maji”, banorët dalin sërish në protestë, policia tërheq zvarrë një person

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet banoret e 5 majit banoret e 5 majit

Sondazh

Poll