Politike

Gara për Lushnjen, Sefa: Bashkia 15 vjet e marrë peng, më 6 mars do t’ua kthejmë qytetarëve

12 Shkurt 2022, 19:57 Nga DOSJA
Gara për Lushnjen, Sefa: Bashkia 15 vjet e marrë peng, më 6 mars

LUSHNJE- Kandidati nga radhët e Partisë Demokratike për kryebashkiak të Lushnjes, Indrit Sefa është takuar me qytetarët ditën e sotme. Me anë të një postimi në Facebook, Sefa shkruan se më 6 mars Bashkinë e Lushnjes, e cila është e marrë peng, do t’ua kthejnë qytetarëve

Postimi i Plotë:

Garën e 6 Marsit e kam marrë përsipër për bashkëqytetarët e mi lushnjarë dhe do ta bëj këtë garë bashkë me ta. Pengmarrjen e Bashkisë Lushnje prej 15 vitesh e shoh si arsyen kryesore pse të rinjtë largohen, pse prindërit humbin vendet e punës, pse fermerët janë në kushte mbijetese dhe pse shërbimet, infrastruktura mungojnë, ndërkohë që taksat na rriten. Më 6 mars të gjithë bashkë mund të kontribuojmë që Lushnja, familja jonë e madhe, të jetë e jetueshme. Është detyra jonë t’u kthejmë bashkinë qytetarëve.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike indrit sefa zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 indrit sefa zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll