Politike

“Aleanca e non gratave”, PD: Berisha asnjë fjalë për Tom Doshin, sulmon demokratët

12 Shkurt 2022, 19:00 Nga DOSJA
“Aleanca e non gratave”, PD: Berisha asnjë fjalë për

TIRANË- Partia Demokratike ka deklaruar se aleanca e non gratave në Shkodër ka vjellë vrerë e mllef ndaj demokratëve. Me anë të një postimi në Facebook, pas takimit të Berishës në Shkodër, PD shkruan se ai nuk përmendi asnjë fjalë po Tom Doshin, por sulmoi demokratët. Në postim gjithashtu shkruhet se kandidatët e koalicionit të Berishës kanë mision të bëhen mbrojtës të Berishës dhe të dëmtojnë PD-në.

Postimi i Plotë:

Aleanca e non gratave u shfaq edhe në Shkodër. Asnjë fjalë për Tom Doshin, vrerë e mllef ndaj demokratëve të ndershëm që qëndrojnë sot kryelartë para çdo shkodrani e shqiptari, që as nuk kanë abuzuar me pushtetin e tyre dhe as nuk i kanë mashtruar si ata që rrethojnë non gratën. Mashtrimet nuk e shpëtojnë dot. Kandidatët e “Shtëpisë së Ilirit” kanë vetëm një mision, të bëhen mburojë e non grates dhe të dëmtojnë Partinë Demokratike, për hallet dhe interesat e tyre. Demokratët e ndershëm shkodranë nuk mund të pranojnë të poshtërohen me kandidatë të LSI-së, që t’i përdorin më pas për pazarin e rradhës me Edi Ramën, siç bëri në 2013-ën. Demokratët nuk do të kthehen kurrë në shërbëtorë të aleancës së non gratave. Ata dhe çdo shqiptar e di se çdo votë për Berishën dhe Metën mban Ramën, çdo votë për Ramën mban Berishën dhe Metën.

Lexo edhe:

Berisha ironizon Bushatin: Mos u bëj ‘shoku Xhemal’, bëj ca ditë pushim dhe takohemi prapë

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike partia demokratike sali berisha partia demokratike sali berisha

Sondazh

Poll