Politike

Gara për Rrogozhinën, Saraçi: Qytetarët ankohen për çmimet, tregtarët nuk shesin dot asgjë

12 Shkurt 2022, 18:45 Nga DOSJA
Gara për Rrogozhinën, Saraçi: Qytetarët ankohen për

RROGOZHINË- Kandidati i Partisë Demokatike për kryebashkiak të Rrogozhinës, Ferdinand Saraçi, është takuar me tregtarët dhe qytetarët në tregun e Rrogozhinës. Me anë të një postimi në Facebook, Saraçi shkruan se qytetarët po ankohen çdo ditë e më shumë për rritjen e çmimeve. Ndërkohë që tregtarët kanë deklaruar se ekonomia në vend është katastrofë.

Postimi i Plotë:

Sot me Dashin, Orjolën, Zhenin, Blendin si edhe të rinjtë e Partisë Demokratike Dega Rrogozhinë ishim në tregun e hapur ku banorët e gjithë bashkisë tregtojnë produktet e tyre. Qytetarët ankohen për rritjen e çmimeve në shifra të papërballueshme dhe si zgjidhje shohin largimin nga vendi. Tregtarët shprehen se dalin në treg vetëm që mos të rrinë kot në shtëpi pasi ekonomia është katastrofë.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ferdinand saraçi zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 ferdinand saraçi zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll