Politike

FT/ I bashkohet Berishës në Shkodër,Arben Imamit i besohet detyra e re nga ish-kryeministri

12 Shkurt 2022, 17:40 Nga DOSJA
FT/ I bashkohet Berishës në Shkodër,Arben Imamit i besohet detyra

SHKODËR – Ish-ministri i Mbrojtjes dhe ish-deputeti demokrat Arben Imami i është bashkuar zyrtarisht lëvizjes së ish-kryeministrit Sali Berisha për rithemelimin e Partisë Demokratike. Imami u shfaq sot në rreshtin e parë gjatë fushatës së koalicionit “Shtëpia e Lirisë” për kandidatin Bardh Spahia në Shkodër. Ish-ministri demokrat në vitet 2009-2013 i është besuar drejtimi i fushatës zgjedhore të Spahisë në Shkodër.

Ai është rreshtuar që prej vitit 2017 kundër kryetarit të PD Lulzim Basha, pasi nuk u përfshi në listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet parlamentare të atij viti.

Sot në fushatën për prezantimin e Bardh Spahisë u shfaq dhe kryebashkiakja në detyrë e Shkodrës Voltana Ademi. Ajo u përfol si kandidatja më favorite për të përfaqësuar “Shtëpinë e Lirisë” në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit në Shkodër, por tërhoqi kandidaturën në çastin e fundit kur do të mbaheshin primaret.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike

Sondazh

Poll